Mjekja e spitalit Covid-2, thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, numri i pacientëve në spital po rritet çdo ditë!

Nisur nga situata ku shifrat nga Covid-19 në vendin tonë rriten çdo ditë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar mesazhin e mjekës së spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani.

Kjo e fundit, referuar rasteve në rritje nga koronavirusi, iu bën thirrje qytetarëve të vendosin maskën, e të ruajnë distancimin social, për të mbrojtur jetën e tyre e të të gjithëve.

“Çdo ditë shikojmë raste që po shtohen. Çdo ditë shikojmë shpërndarje të virusit. Çdo ditë po shikojmë numrin e shtuar të pacientëve në spital. Kërkojmë ndihmën tuaj, zbatoni rregullat, bëni kujdes, distancim social e për më tepër maskë. Nuk duam t’iu shikojmë në spital, e për më tepër në terapi intensive. Ndaj, mbani maskën, mbroni jetën tonë, tuaj e të të gjithëve ne”, thekson mjekja Alma Cani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?