Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mjeku Tritan Kalo feston 66-vjetorin në Bashki, Veliaj: Mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm

Politikë E martë, 19 Korrik 2022 19:14
Mjeku Tritan Kalo feston 66-vjetorin në Bashki, Veliaj: Mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mjeku i njohur, Tritan Kalo e ka festuar krejt ndryshe 66-vjetorin e tij. Në shenjë vlerësimi për kontributin shumëvjeçar në mjekësinë shqiptare, atij iu rezervua një pritje e veçantë nga Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Së bashku me miq e familjarë, Kalo u ndje i vlerësuar teksa mori një dhuratë simbolike nga kryebashkiaku në këtë ditë të veçantë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Si kryetar i Bashkisë, por edhe si shok, si mik dhe si qytetar i këtij qyteti, të cilin e ndajmë sebashku, një qytet që nuk është perfekt, por që është mirënjohës doja t’u benim një urim të veçantë në këtë ditë të veçantë të lindjes, për të gjithë kontributin e paçmuar. Ti je një “vrapues” i qytetit tonë, i këtij qyteti që gjithmonë e më shumë duhet të vlerësojë të mirën, duhet të frymëzohet nga e drejta, nga paqja, nga ata që i bashkojnë dhe nuk i përçajnë njerëzit. Profesor Tritan Kalo është padyshim figura më dinjitoze e këtij përshkrimi”,-tha Veliaj.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Po ashtu kryebashkiaku shprehu mirënjohjen e veçantë për kontributin e gjatë të mjekut të njohur infeksionist, i cili ishte edhe në krye të betejës më të fundit dhe më të vështirë, atë me pandeminë e Covid 19.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Dua të flas edhe në emër të atyre që kanë provuar mirësinë tënde, kujdesin tënd, por ndoshta nuk kanë patur kurrë mundësi të të thonë faleminderit. Faleminderit për gjithë mirësinë, dashurinë, përkushtimin, që na provuar çdo ditë se e mira triumfon mbi të keqen, se drita, mençuria triumfon mbi injorancën, mbi errësirën, dhe se ky qytet e ka tabanin e fortë. E di që ndonjëherë, ndoshta pa dashje, ndoshta me qëllim, një minorancë e zhurmshme merr më shumë vëmendje, merr më shumë jehonë, dëgjohet më shumë, por ata nuk jane shumica e qytetit. Pjesa dërrmuese e njerëzve janë të mirë, janë të ditur, janë të mençur, investojnë në dije, investojnë në shkencë, besojnë tek njerëzit me reputacion, nuk i shkojnë pas histerisë së radhës, i shkojnë pas dijes, njohurisë, shërbimit, vetëmohimit”.

Nga ana e tij, profesor Kalo u shpreh i lumtur për këtë surprizë të veçantë në një ditë të rëndësishme për të.

“Është një surprizë dhe kënaqësi e veçantë, një dhuratë nga i pari i qytetit. Tirana është rritur tashmë, pothuajse pjesa më e madhe e Republikës jeton këtu. Me përmasat e rritjes po i ngjan një Athine, e cila përfaqëson 2/3 e gjithë Greqisë. Unë si mjek i jam përkushtuar këtij profesioni sepse kuptoj që bashkëqytetarët e mi kanë nevojë për njerëz që më shumë i kushtohen misionit, sesa pasionit. Misioni e kompenson dhe pasionin, dhe sidomos mjeku duhet të jetë misionar para se t’i nënshtrohet etheve të pasionit. Unë jam pak idealist, kam mbetur i tillë dhe besoj se do të mbetem i tillë. Faleminderit shumë”.

Profesor Tritan Kalo prej afro 40 vitesh shërben si mjek infeksionist në Spitalin e Sëmundjeve Infektive, QSU “Nënë Tereza”.





Etiketat e lidhura

erion veliajTritan Kalo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.