Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Moikomi si Misionar, kurse Rilindja si mercenare në PS

Editorial
E diel, 21 Qershor 2020 08:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Nikoll Lesi

Dje u përcoll për në jetën tjetër, Moikom Zeqo. Një intelektual i kalibrit europian, një atdhetar-patriot i flaktë, një socialist i dlirë që ishte Misionar në PS.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Ky ishte Moikom Zeqo.

Swiss Digital

Ai nuk bënte kompromis me të keqen në PS. Ai fliste, kritikonte këdo në drejtim kur nuk vepronte mirë në shërbim të së majtës moderne e mbi të gjitha ndaj njerëzve të thjeshtë.

Moikomin e kam njohur që herët, ndër vitet e para kur gazeta “KOHA JONE” u bë numri një në median shqiptare. Ai shkruante në gazetë shkrime, ese, studime të cilat i përshtaste në gjuhën e popullit, jepte intervista, ishte i pranishëm në faqet e gazetës. Si rregull me Sandër Frangaj, dikur, jepnim honorare të majme për kohën, bile që edhe sot duken shumë, pasi kishim tirazh të madh shitje “Koha Jone”. Flitej për 80 mijë kopje në ditë!

Moikomi ishte i veçantë, edhe kur ia çonim të zyra apo sa shkelte të tuneli i rrugicës së redaksisë, i nxirrnim zarfin e honorarit për çka kishte botuar, por ai nuk pranonte. Edhe kur ia jepnim me zor, ai thoshte njëmijë herë faleminderit, sikur po ia falnim, ndonëse ishte haku i punës së tij.

Moikomi, Dritëroi, Hajdaraga e disa të tjerë që militonin në PS ishin Misionarë në atë parti. Edhe Xhevat Lloshi, edhe Rexhep Mejdani, edhe Arta Dade, edhe të tjerë. Dje e tha bukur Pandeli Majko se grupi parlamentar i PS-së ndër vitet 1992-1996 ishte grupi më intelektual dhe Misionarë të së vertetës.

Ai, si me shpoti, la të kuptohej se sot PS-ja ka përfunduar në një grup sharlatan.

Edhe presidenti Meta po dje pas ceremonisë së Moikomit, ndër të tjera, pohoi se “E qartë mbetet se edhe brenda familjes politike qëndroi (Moikomi) një personalitet kritik dhe parimor, problematik me çdo lloj pushteti, por i dashur dhe i adhuruar nga qytetarët, lexuesit dhe dashamirësit e pafund që vlerësonin virtytet e tij dhe njohuritë e tij si dhe pa bërë kompromis për të vendosur interesin e tij para interesit kombëtar”.

Pra një parti politike dallohet sa intelektualë ka brenda saj, pasi nëse ka të tillë, ata flasin vetë, ata krititkojnë dhe nuk pyesin për kryetarin; ata janë zemra e një force politike.

PS-ja kishte plot të tillë. Kishte dhe Dritëroi Agollin, një nga korifenjtë e letërsisë shqipe. Në këtë fill PS-ja shkoi deri nga viti 2005. Atë vit dhe në ato zgjedhje PS-ja u deformua në shtyllën  kurrizore të saj. Ishte Fatos Nano që për të fituar prapë pushtetin përballë rikthimit të Berishës solli në selinë rozë biznesmenët e “fortë”, njerëz pa identitet, por që blinin vota apo rruanin vota.

Fatos Nano nga lider që e modernizoi atë parti në vitin 1991 dhe ku lejoi fraksionet, i futi fitilin e shkatërrimit në vitin 2005.

Më pas shif e shkruaj, thotë populli! Erdhën deputetë e kryebashkiakë me nga pesë emra! U futën në kupolën e selisë rozë “të fortët”, ku edhe zëri i Ditmir Bushatit nuk bën më punë përballë lukunisë se sojit që ka uzurpuar atë parti-model të fillmit të vitëve të para të pluralizmit.

Banditët dhe eurot e drogës përcaktojnë listat e deputetëve. Kriminelët me kollare marrin tenderat, PPP-të, koncensione, etj.

Kanë mbetur edhe ca soji nga fisnikët e dikurshëm në PS, por shantazhohen nga Rilindja. Nuk flasin më, edhe ata!

Tashmë PS-së i është ndërruar palca kurrizore. E tjetërsuan në Rilindje.

Më saktë PS-ja tashmë mund të perifrazohet me pak fjalë: Nga Misionare në Mercenare!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

2 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

7 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.