Momentet pikante gjatë pritjes së liderëve nga Rama në Tiranë

Tirana sot është kthyer në ‘kryeqytetin Europian’.

Kryeministri Edi Rama ka pritur liderët europianë për Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin ditën e sotme.
Samiti i 6-të që mbahet është nën logon “New Europe in a new world”.

Disa prej kryeministrave europianë mbërritën një ditë më parë, teksa të tjerët iu bashkuan sot kryeministrit.
Mbërritja e pjesëmarrësve në samit u bë përpara Muzeut Kombëtar për t’iu drejtuar godinës së Operës nga ku do të mirëpritën prej kryeministrit Edi Rama.

Më pas të gjithë së bashku do t’i drejtohen ambienteve të ndërtuara enkas për këtë samit pas monumentit të Skënderbeut.

Pjesa ballore e këtij ambienti është veshur me vizatime të nxënësve shqiptarë se si ata e perceptojnë Europën.

Fillimisht, liderët do të mblidhen në një seancë plenare dedikuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.

Më pas, do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë mbi temat: siguria e Evropës dhe qëndrueshmëria demokratike; konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike përfshi sfidat e lëvizshmërisë si dhe fuqizimi i të rinjve.

 

SHKARKO APP