Monika Kryemadhi:Duhet angazhimi i gruas në vendimmarrjet politike

Në kuadër të zgjedhjeve për Kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim që do të mbahen në 6 nëntor, deputetja Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në Bashkinë e Vorës. Gjatë këtij takimi u shpërndanë edhe 200 karta të reja anëtarësie.

Në fjalën e saj Monika Kryemadhi i vlerësoi zgjedhjet e 6 nëntorit si tepër të rëndësishme për organizimin dhe ristrukturimin e LSI.

“Në 6 nëntor ne kemi zgjedhjet për kryetar të partisë dhe delegatët që do të na duhen për të zgjedhur në Konventën kombëtare, që do të mbahet në dhjetor 2016. Është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e të gjithë të rinjve dhe e të gjithë anëtarëve të partisë në këtë datë në procesin e votimit. Nuk ka rëndësi se për çfarë votojmë, por ajo që është më e rëndësishme është pjesëmarrja e anëtarëve. Çdo anëtar i LSI-së ka një mision në procesin e datës 6 nëntor. Vota e çdo anëtari të LSI do të tregojë përkrahjen që do të ketë LSI në zgjedhjet e 2017-s. Të marrësh kartën e anëtarësisë nuk do të thotë thjesht të marrësh një kartë në portofol apo ta tregosh që unë jam anëtar i LSI. Të marrësh kartën e anëtarësisë do të thotë të jesh anëtar aktiv i saj, do të thotë që lufton për LSI-së, punon për LSI-në”, – tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja Kryemadhi u shpreh se Bashkia e Vorës është tepër e rëndësishme  dhe theksoi se në këtë bashki janë të gjitha mundësitë për të arritur rezultate më të larta.

Swiss Digital Mobile Reklama

unnamed-1

“Ne jemi në kuadër të organizimit dhe të ristrukturimit të strukturave tona. Tashmë Bashkia e Vorës nuk është më thjesht një organizatë e vogël në letrat e LSI, ku ka qenë shumë e vështirë për të pasur dhe për të gjetur anëtarë të LSI.  Zgjedhjet e kaluara të 2015-s tregoi që LSI në Vorë po punon dhe i ka njerëzit që e përkrahin me djem dhe me vajza. Zgjedhjet e 2015-s ishin një mësim i mirë për ne për të treguar që njerëzit dhe mbështetësit e përkrahësit e LSI janë kudo në çdo cep të Shqipërisë. Në Vorë ata ishin jashtëzakonisht prezent. Uroj që ky rezultat jo vetëm të mbahet në zgjedhjet e 2-017, por të rritet edhe më tutje sepse e them këtë pasi shikojmë mundësitë e mëdha që ka kjo Bashki”, tha Kryemadhi.

Gjatë bashkëbisedimit,Kryemadhi theksoi se vëmendja e LSI ndaj Bashkisë së Vorës do të jetë më e madhe, jo thjesht në aspektin e punësimit të njerëzve, por se sa është zgjidhja e problemeve dhe ofrimi i mundësive për të rinjtë dhe të rejat për punësim.

unnamed-2

“Jo vetëm për Bashkinë e vogël të Vorës, por edhe për komunat e saj rreth e qark, për mundësinë e investimit në bujqësi që njerëzit ta shikojnë mundësinë e tyre në zhvillimin e bujqësisë, ta shikojnë mundësinë e tyre në zhvillimin e të gjithë infrastrukturës, jo vetëm në bujqësi, por edhe në edukim, edhe në arsim, edhe në infrastrukturë, edhe në industri”, tha deputetja e LSI, e cila vlerësoi dhe angazhimin e grave dhe të vajzave në politikë.

“Do të dëshiroja shumë që të gjitha  këto takime t’i bënim në të gjitha komunat dhe fshatrat që e përbëjnë Bashkinë e Vorës, sepse dua të them se edhe pjesëmarrja e gjithë këtyre grave dhe e vajzave është një obligim edhe më i madh, sepse për një grua dhe një vajzë që të merret në zonat jashtë Tiranës, të merret me politikë, është shumë më e vështirë, për të vetmen arsye jo vetëm të mentalitetit, por edhe të infrastrukturës dhe të mundësive shumë të pakta që i ofrohen grave dhe vajzave në bashki të vogla siç është Bashkia e Vorës. Unë shpresoj që angazhimi i tyre të jetë shumë më i madh në politikë, sepse sa më i madh të jetë angazhimi i tyre, aq më e emancipuar është politika dhe aq më e zhvilluar është edhe shoqëria në të cilën ne shpresojmë që ta zhvillojmë dhe ta rrisim më tej Lëvizjen Socialiste për Integrim”, – theksoi Kryemadhi.

unnamed-3

unnamed-4

unnamed-5

unnamed-6

unnamed-7

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?