Monika Kryemadhi ironizon Ramën dhe Bashën

Në Konventën Kombëtare të LSI, foli edhe Monika Kryemadhi. Me një emocion që ndjehej nga tonaliteti i zërit dhe nga fjalët që i dilnin nga shpirti ajo foli për LSI-në dhe të ardhmen e saj si forcë politike serioze e cila ka ndikuar në stabilitetin politik të vendit, ajo nuk hezitoi edhe të ironizonte. Përmes toneve ironike ka thumbuar Kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës Lulzim Basha, disa orë pas dështimit të negociatave mes palëve.

Në fjalën te Konventa e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur me ironi për përpjekjen e Ramës dhe Bashës për të gjetur konsensus për krizën politike.“Cfarë mund të presësh nga këta që pas 70 e kusur ditëve krizë, ulen dhe dalin pa një zgjidhje?”, tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?