Monika Kryemadhi, konventë Rinore dhe datëlindje, njëkohësisht
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=KKkFTp8EhPQ” width=”560″ height=”315″]
Nga furgoni regjisë Monika Kryemadhi drejton mbarëvajtjen e konventës së LRI-së. E veshur sport ashtu si bashkëshorti i saj, Kryemadhi festoi ditëlindjen në mes të turmës së të rinjve dhe ditëve të nxehta konfliktualitetit politik.
Ka qenë një ditëlindje ndryshe nga herët e tjera ajo që ka festuar sot deputetja e LSI-së njëherësh dhe bashkëshorte kreut të kësaj partie, Ilir Metës.
Monika Kryemadhi është përlotur kur të rinjtë e LRI-së, i kanë kënduar dhe e kanë uruar gjatë një aktiviteti që po mbahet në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. “Mona, Mona je e jona”, kanë kënduara ata në një zë, duke mos munguar dhe kënga tradicionale me rastin e ditëlindjes.
Kryemadhi është emocionuar nga kjo surprizë duke e konsideruar këtë moment që e la pa fjalë si një nga ditëlindjet më të bukura. “Profesionin e kam llafazane, po tani s’kam asnjë fjalë ça të them. Një urim shumë i bukur. Një nga ditëlindjet e mia më të bukura edhe më të mëdha, por sigurisht edhe detyrimi dhe angazhimi im do të jetë edhe më i madh, po lumturia më e madhe është kur shikoj ju”, u shpreh Kryemadhi.
“Ditëlindjet janë të frikshme sepse janë me numra, unë i kam pasur gjithmonë frikë por duke kaluar më shumë vitet shtohet edhe më shumë dëshira për ta parë pavarësisht se është e frikshme që vitet ikin sepse aty shikon gjithë punën tënde të mirë apo të keqe”, tha Monika.
E keni marrë dhuratën tuaj të ditëlindjes?
“E para ka qenë Era që në 12:00 që më solli një buqetë me lule dhe një letër në frëngjisht.
Po Ilir Meta?
“Ilir Meta nuk bën dhurata asnjëherë, ofron puthjen”, tha Kryemadhi.
Surpriza e radhës erdhi në konventën e të rinjve.
Pesënjakët që dikur familja kryeministrore ndihmoi të bëheshin me shtëpi, ia kthyen nderin pikërisht në ditën saj të lindjes, duke e bërë të përlotej.
Gjatë kohës kur Ilir meta ishte kryeministër, erdhën në jete në një familje nga Peqini pesënjakë. Çifti kryeministror i ndihmoi të bëheshin me shtëpi duke i përfshirë në fondin e strehimit. (Report TV)
KOHA JONË SONDAZH

