Monika Kryemadhi: Më 25 prill, LSI merr minimumi 40 deputetë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një intervistë për ”Ilva Now”, tha se partia e saj do të marrë një rezultat surprizë në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo tha se e bazonte optimizmin e saj tek zhgënjimi i socialistëve, duke theksuar se pret më shumë se 40 mandate.

Duke komentuar deklarimin e ndërkombëtarëve, Kryemadhi u shpreh se, lexon zhgënjim për sjelljen politike të Ramës. Optimizmin për fitoren në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ajo tha se e bazon edhe tek reagimet fëminore dhe në panik të Ramës.

“Beteja e 25 prillit ka marrë fund. Sot Rama ka opozitë socialistët e vet, minimumi do të dyfishojmë rezultatin. Me ndryshimet e mëparshme të 5 qershorit, LSI e fillonte dyshemenë e saj me 34 mandate, ndërsa sot e fillon dyshemenë me 40 mandate. Do të jetë rezultat surprizë për shumë të tjerë, jo vetëm për Ilir Metën. 30% e administratës e votoi kundër në zgjedhjet lokale. Veprimet e njëanshme të Edi Ramës minimum do të dyfishojnë rezultatin e LSI-së, e them minimumi”, shtoi Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?