Monika Kryemadhi: Partitë e reja nuk e përçajnë dot opozitën. Do t’ia marrin votat Ramës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se partitë e reja që po krijohen si kërpudhat pas shiut, para zgjedhjeve, nuk mund ta përçajnë opozitën e bashkuar. Përkundrazi, ato do t’i rrisin besueshmërinë opozitës, shprehet Kryemadhi.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Krymadhi u shpreh se partitë e reja do t’i marrin votat Edi Ramës.

Çdo strukturë e re që angazhon njerëz në politikën shqiptare mendoj që nuk krijon asnjë efekt apo asnjë dëmtim opozitës. Përkundrazi ia rrit kredibilitetin dhe ia rrit angazhimin.

Të jeni të bindur se qytetarët janë më të mençur, ky kontingjent do të përçaje PS, do t’ia marrë votat Ramës. Do ta ketë një efekt të pamundur për të përçarë opozitën”, u shpreh Kryetarja e LSI.

SHKARKO APP