Monika Kryemadhi përlotet gjatë takimit me gratë naftëtare (Video)

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vizituar gratë naftëtare në Ballsh, të cilat kanë 3 ditë në grevë urie.

Kryemadhi tha se përpara tyre se duhet gjendur koka e problemit e duhet goditur, kurse shtoi se pasojat e Mallakastrës do të ndihen deri në Tiranë.

foto galeri foto galeri 12PreviousNext
“Ju sot jeni në gjendje të rëndë. Këtu koka e problemit është e njëjta e duhet të ndëshkohet koka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë bisedës Kryemadhi është përlotur, siç shikohet edhe nga videoja e mëposhtme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne që të vijmë këtu duhet të bëjmë. Nuk dua të përfshihem politikisht dhe kjo edhe keqkuptohet. Ne e kemi më të vështirë si gra të vijmë se përfshihemi emocionalisht. Të jesh grua në shtëpi, të mbash fëmijët e punët por të punosh edhe në naftë dhe të mos paguash… Unë mendoj për zgjidhjen e cila nuk është vetëm te pagat, por te vazhdimësia e cila është ndër gjërat e panegociueshme. Njerëzit nuk e dinë pse jeni në grevë urie. Njerëzit nuk e dinë që kjo ka ndodhur me një firmë. Unë po e studioj këtë si histori. Që ku nisi protesta për Poçemin. Unë mendoj se evidentimi i problematikave është mjaft i rëndësishëm. Pozicioni juaj është si djegia e mandateve tona, që po nuk bëmë një hap të tillë nuk kujtohet njeri për ne. Ne duhet të shohim se kush është ngërçi. Problemi është se këtu koka është po e njëjta. Problemi është se e kemi diskutuar edhe me Kejdin që është gocë Mallakastër. Zonjat e Fierit do të vijnë në Tiranë për shkak të lëvizjeve sociale“, tha Kryemadhi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?