Monika Kryemadhi reagon për arrestimet e SPAK-ut: Kjo çështje përfshin një grup të strukturuar kriminal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me arrestimet e urdhër-arrestet nga SPAK për çështjen e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi thotë se SPAK është ende në provë.

Sipas saj, kjo çështje ka zbuluar një grup të mirëfilltë kriminal.

Kanë kaluar 394 ditë nga padia e parë që dorëzuam në SPAK. E gjitha kjo ç’po ndodh sot me hetimet e inceneratorëve është falë akuzave dhe padive që ka çuar në SPAK LSI-ja. Siç u tentua me Komisionin Hetimor për të varrosur të vërtetat e kësaj afere, nuk do lejoj që kjo aferë të shuhet por do e çojmë deri në fund. E them me bindje të plotë, çështja e inceneratorëve është grup i strukturuar kriminal dhe politik. Përmes parave të inceneratorëve janë kapur elementët më të rëndësishme të jetës shqiptare. Kemi vënë në provë SPAK, është në provë çdo ecuri e kësaj dosje. Dua të falënderoj çdo specialist” – tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?