FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Monika Kryemadhi, zv.kryetarja e LSI-së, e zhgënjyer nga klasa politike

Monika Kryemadhi, zv.kryetare e LSI-së ndihet e zhgënjyer nga klasa politike shqiptare që së fundi është e futur në një ngërç mes dy kundërshtarëve politikë, kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha.

Sipas saj, çdo ditë që kalon në konflikt, përkthehet në më pak mundësi punësimi për qytetarët shqiptarë.

 “Unë ndihem e zhgënjyer për klasën politike, kjo vjen si rezultat i papjekurisë politike ose si rezultat i papërgjegjshmërisë politike. Çdo ditë që ne kemi konflikt, shqiptarëve ju zvogëlohen vendet për punësim, dhe çdo ditë e më shumë rriten problemet. E morën me shaka kur unë thashë se çdo ditë që Basha e Rama përplasen, ikin nga vendi 100 ditë pune. Në një informacion vetëm brenda 3 muajve të fundit, në Tiranë gjatë këtyre 3 muajve kanë bërë kërkesë 1 mijë biznese për tu larguar”, u shpreh zonja Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Komiteti” me Berat Buzhalën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?