Morën kontrollin e PD/ Garo: S’ka negociata me palën e Bashës, por jemi pro bashkimit
Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo i ka hedhur poshtë të gjithë zërat për shkarkime apo largime nga PD-ja.
”Nuk ka pasur as shkarkime, as afrime, e as largime, janë spekulime, disa personazhe që nuk kishin të bënin si pjesë e PD, janë hequr nga grupi, ka pasur veprimtari që nuk është konsultuar me mua, drejtoreshën e komunikimit”.
Për të nuk ka nisur negociata me palën e Lulzim Bashës, por pavarësisht kësaj, Garo tha se ajo që kërkohet në këtë momente është bashkimi i demokratëve, por si do të ndodhë kjo, ende nuk ka asnjë përgjigje.
”Nuk do të thoja që ka negociata, se ne kemi deklaruar që jemi pro bashkimit dhe afrimit të të gjithë demokratëve që e pranojnë votën e lirë dhe të gjithë idenë tonë të rithemelimit. Synimi ynë është të bashkohemi, e kemi shprehur qartazi, vetëm të bashkuar do krijojmë opozitën e fortë”, tha Garo për ”Report Tv”.