Mori përgjigjen pozitive nga Franca? Rama flet pas takimit me Macron

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS-së po flet lidhur me vizitën e djeshme të tij në Francë ku takoi presidentin Marcon.

Me tone të qeta dhe optimiste, Rama shprehet i bindur për një përgjigje pozitive të Francës.

Kryeministri Edi Rama pranoi se Franca ende nuk është e bindur, duke deklaruar se Marcon i ka thënë se vendimarrja e tij është ende në studim e sipër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Takimi zgjati jashtë parashikimit për shkatë një bisede shteruese për tema të rëndësishme ju them me plot gojën se dëgjova nga ai fjalë tejet inkurajuese për Shqipërinë, roli në rajon, politika e jashtme, reforma në drejtësi, vettingu, reformimi i policisë së Shtetit dhe bashkëpunimi i shkëlqyer me policinë franceze, arritjet në luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe me konsiderata të larta nga ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai më tha se vendimmarrja e Francës është në studim e sipër, pasi sipas tij, nuk është ccështja e Shqipërisë apo Maqedonisë, që citoj, meritojnë vlerësimin më të lartë për ccfarë kanë arritur, por tema e gjerë e reformimit të Evropës dhe cështja e kontrollit të kufijveë në Shengen dhe flukset migratore në tërësi”- deklaroi Rama.

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/1723912640987663/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?