Mosbesimi për votat në Dibër, partitë ndryshojnë komisionerët

Në një njotim të posaçëm për mediat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri me dije se sot, pak para fillimit të shpërndarjes së bazës materiale nga KZAZ nr. 19 për çdo qendër votimi, partitë politike kanë kërkuar ndryshimin e anëtarësisë së 116  Komisioneve të Qëndrave të Votimit nga 118 KQV në total.

KZAZ, me kërkesë të partive politike për ndryshim të anëtarësisë së Komisioneve të Qendrave të Votimit, ka marrë 116 vendime për lirimin e anëtarëve  të emëruar më parë dhe emërimin e anëtarëve  të rinj.

Ndryshimi i 98.3% % e anëtarësisë së Komisioneve të Qendrave të Votimit, bën që edhe ata pak komisionerë të trajnuar nga KQZ, të mos jenë pjesë e procesit zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto kushte KQZ po merr të gjitha masat që përmes instepktorëve të KQZ-së që janë prezent pranë KZAZ-së nr. 19, Dibër, komisionerët të trajnohen para marrjes në dorëzim të bazës materiale zgjedhore për Qendrat e Votimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?