Mosbesimi te reforma, shpërthen Vasilika Hysi: S’do sjellim UFO të bëjnë drejtësinë

Mosbesimi te reforma, shpërthen Vasilika Hysi: S’do sjellim UFO të bëjnë drejtësinë

Deputetja e PS-së Vasilika Hysi do ta niste ditën në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale duke shprehur opinionin e saj lidhur me votimin e sotëm në Kuvend të projektligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Hysi do të shprehej se miratimi i draftit në fjalë është hapi i parë konkret që klasa politike hedh për ndërtimin e një sistemi drejtësie që i shërben qytetarëve. Kaq ka mjaftuar që ky opinion të shkaktonte reagime të ndjekësve të saj të cilët shprehen skeptikë për suksesin e kësaj reforme. Mashtrime e vetem mashtrime. Gjendja eshte uleritese e hajduteria ligjeron vepren e madhe te poshterimit te Sovranit, qe nen udheheqjen e te zgjedhurve, vetem lengon. Vith o deputet vith, mashtro ore mashtro. Jepi, shpejto menxyren, se ti vetem ashtu mer kenaqesi. O Popull fryme pak, mbro veten nga pushtuesi ”vella”, se te ka katandisur ne qenie biologjike, kjo fytyre e felliqur udheheqese! Drejtesia te mungon TY dhe e vendosin mashtruesit, apo te huajit. E pa mundur te pritet drejtesi nga te tjeret . Vendimi te takon TY per hallin qe ke, ndaj vendos drejtesin qe kurre se ke patur”- shkruan njëra nga ndjekëset e Hysit në rrjetet sociale.

Por këto reagime duket se nuk janë mirëpritur nga anëtarja e mazhorancës në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, e cila u është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk do të vijnë UFO-t të bëjnë drejtësi në vend. “Beso Besa ndaj po krijohen institucione te posaçme që të hetojnë dhe gjykojnë korrupsionin. Edhe përzgjedhja e tyre nën monitorim. Ke duhet te sjellin sipas jush UFO-t?”-shprehet Hysi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?