”Mosbindja civile, dështim”, Basha: Berisha e ka zhytur PD në krizë
Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha e quan ”mosbindjen civile” si një dështim. ”Mosbindja civile, dështim spektakolar. Gjithçka bëhet për të hequr si shije të hidhur bashkëpunimin mes Ramës dhe Berishës. Kjo tregon se në çfarë krize besimi e ka zhytur Berisha Partinë Demokratike”, tha Basha për ”TCH”.
Sipas tij, bashkëpunimi mes dy liderëve shihet edhe te arrestimi i Ervin Salianjit, të cilën ai e cilëson si padrejtësi. ”Nuk mendoja se do guxonin të shkonin deri këtu. Të njëjtën gjyqtarë morën vendimin për t’i dhënë vulën Berishës. Rama dhe Berisha, dy faqe të së njëjtës monedhë. Të dy po braktisen, njërit në protesta që nuk i shkon njeri”, u shpreh ai.
Për sa i përket zërave se Argita Berisha mund të marrë drejtimin e PD, Basha u shpreh se ”koha është ilaç i mirë, Berisha gjithçka e ka bërë për veten e tij, me kosto të madhe për PD. E njëjta gjë vlen edhe për familjarët e tij, për të njëjtat arsye”.