Mosdekretimi i Bazos nga Nishani, debate në Komisionin e Sigurisë

Mosdekretimi i major Jeronim Bazos si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nga Presidenti Bujar Nishani, ka shkaktuar debate në Komisionin e Sigurisë.

E ftuar [për të diskutuar mbi buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin e ardhshëm për këtë cëcshtje është shprehur edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

“Nuk jam njoftuar ende zyrtarisht për mosdekretimin e major Bazos. Procedurë rutinë, nuk bllokon punën e Forcave të Armatosura”- është shprehur Kodheli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa kreu i Komisionit, Spartak Braho theksoi se vendimi i kreut të shtetit nuk është i pazuar në shkaqe apo arsye të forta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mos dekretimi i shefit të Shtabit të FA problematik. Përcilljani kryeministrit, Bashës, Berishës dhe presdientit shqetësimin.  Vendi të mos mbetet pa shef shtabi të Forcave të Armatosura. Mosdekretimi i Bazos nga presidenti Nishani pa shkaqe e arsye. Presidenti Nishani të mos e lër vendin pa shef shtabi”- është shprehur Braho.

Por në këtë moment ka ndërhyrë nënkryetari i Komisionit, deputeti demokrat Flamur Noka i cili i ka kujtuar Brahos dhe Kodhelit se Presidenti është një institucion i pavarur, dhe nuk është në shërbim të qeverisë.

“Presidenca është institucion i pavarur dhe jo partiak”- tha Noka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?