Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mosmarrëveshje miqësore mes Merkel dhe Biden: Mos ta lejojmë Rusinë të përdorë energjinë si armë

Bota E premte, 16 Korrik 2021 08:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Joe Biden i ripërsëriti të enjten Kancelares gjermane Angela Merkel shqetësimin e tij lidhur me projektin madhor, e gati të përfunduar të transportimit të gazit nga Rusia në Evropë, por ai shtoi se ra dakord me zonjën Mekel, që të mos e lejojnë Rusinë që ta përdorë energjinë si armë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dy udhëheqësit diskutuan mbi qëndrimet e ndryshme lidhur me gazjellësin “Nord Stream 2” gjatë një vizite miqësore, lamtumire për zonjën Merkel ndërsa ajo ndodhet pranë fundit të një karriere politike që ka zgjatur sa katër mandate presidenciale amerikane.

Mund t'ju interesojë

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Para 11 orësh
Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Para 11 orësh
Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Para 21 orësh

Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp Presidenti Biden tha se: “ne jemi të bashkuar në angazhimin tonë për të trajtuar problemet me demokracinë, korrupsionin dhe populizmin e rremë në Bashkimin Evropian, mes vendeve kandidate për t’u anëtarësuar në BE, apo kudo në botë“.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ne jemi dakord mbi rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane“, tha Presidenti Biden.

Ai foli gjithashtu mbi mbështetjen vazhdueshme që Uashingtoni dhe Berlini i japin “sovranitetit dhe integritetin territorial të Ukrainës, vazhdimit të reformave dhe mbështetjes së aspiratave Euro-Atlantike të saj”.

Presidenti amerikan tha se SHBA-ja dhe Gjermania “do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku për të mbrojtur aleatët e krahut lindor të NATO-s, kundër agresionit rus“.

“Personalisht më duhet t’u them se do të më mungoni gjatë samiteve tona“, i tha zoti Biden zonjës Merkel, gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të enjten, pasdite vonë.

Nga ana e saj zonja Merkel, e cila kishte një marrëdhënie mjaft të vështirë me ish-Presidentin Donald Trump, tregoi lehtësi dhe familjaritet në komunikimin me Presidentin Biden.

Por pavarësisht ngrohtësisë personale mes tyre, marrëdhënia SHBA-Gjermani ndodhet në një pikë kthese ndërsa zonja Merkel, e cila nuk do të konkurrojë për një mandat tjetër në zgjedhjet e shtatorit, ndodhet pranë largimit nga detyra. Nga të dyja palët ka shqetësime rreth asaj se si dy vendet do t’i negociojnë në vazhdim mosmarrëveshjet në rritje.

Shtetet e Bashkuara kanë argumentuar prej kohësh se projekti “Nord Stream 2” do të kërcënojë sigurinë energjetike evropiane, duke rritur varësinë e kontinentit nga gazi rus dhe duke i mundësuar Rusisë të ushtrojë presion politik mbi vendet e dobta të Evropës Lindore dhe Qendrore, veçanërisht Ukrainës. Por Presidenti Biden hoqi dorë kohët e fundit nga sanksionet kundër kompanive gjermane të përfshira në projekt, një veprim që zemëroi shumë anëtarë të Kongresit.

Zonja Merkel u përpoq t’i minimizonte diferencat në qëndrime dhe theksoi se gazsjellësi ishte një projekt shtesë dhe nuk kishte për qëllim të zhvendoste tubacionet e Ukrainës.

Dy udhëheqësit kanë diskutuar edhe mbi Kinën. Kancelarja Merkel tha se ekziston një mirëkuptim me SHBA-në, se Pekini është “rivali ynë” sikurse u shpreh ajo.

Presidenti Joe Biden tha të enjten gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po rishikojnë mundësitë se kur mund t’i heqin kufizimet që ndalojnë shumicën e shtetasve jo-amerikanë të udhëtojnë drejt Shtetet e Bashkuara nga pjesa më e madhe e vendeve të Evropës. Një çështje që siç tha ai e kishte ngritur gjatë takimit, Kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Tashmë është në proces”, tha zoti Biden rreth afatit se kur mund të hiqen kufizimet. Ai tha se do të jetë në gjendje t’i përgjigjet kësaj pyetjeje “brenda disa ditësh”, duke shtuar se po pret informacion nga ekipi amerikan i COVID-it se kur duhet bërë një gjë e tillë.

Duke folur mbi këtë çështje zonja Merkel shtoi se kishte diskutuar me zotin Biden edhe mbi ndikimin e variantit Delta të COVID-it:

“Duhet të jetë një vendim i qëndrueshëm. Sigurisht nuk do të ishte e arsyeshme të tërhiqeshim prej tij pas disa ditësh“, tha zonja Merkel.

Kancelarja Merkel e filloi ditën e saj me një mëngjes pune me Zëvendës Presidenten Kamala Harris. Zyra e zonjës Harris tha se mes tyre kishte patur një “diskutim shumë të sinqertë”. /VOA/

Etiketat e lidhura

BidenMerkel
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.