FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Moti i keq, aksident edhe në Fier, përplasen dy makina! Policia: 10 të lënduar

Një tjetër aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të diele, ku dy makina janë përplasur rreth orës 07:30 minuta në vendin e quajtur “Safari park” në Fier. Automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve, dy pasagjerët shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe. Janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.

Ky është aksidenti i dytë i regjistruar mëngjesin e sotëm, pas atij në “Rrugën e Kombit” ku makina me targa serbe u përplas me trafikndarësen dhe mbetën të plagosur pesë persona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?