Moti i keq me erë të fortë, pezullohet lundrimi i tragetëve në Durrës dhe Vlorë

Lundrimi i anijeve ndërkombëtare në Vlorë është pezulluar për shkak të motit të keq, me erë të fortë.

Trageti i linjës Vlorë – Brindisi, i planifikuar të nisej këtë mëngjes, u anulua. Autoriteti Portual njofton se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë, nuk do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse, deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Për shkak të situatës detare, është anuluar edhe lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit mbrëmjen e së shtunës. Sipas kapitenerisë së portit të Durrësit, dy tragetet e linjës do të nisen në orën 07.00 të mëngjesit të së dielës.

Swiss Digital Desktop Reklama

I njëjti vendim është marrë dhe nga autoritetet e portit të Barit. Mbrëmjen e sotme tragetet nuk do të nisen drejt Durrësit, duke çuar në pezullim të lundrimeve në të dyja brigjet e Adriatikut për shkak të detit të dallgëzuar me forcë 8-10 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas parashikimeve, pritet që kushtet atmosferike të përmirësohen të hënën pasdite.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?