FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

MPJ përshëndet lirmin e Haradinajt: Serbia të heqë dorë nga urdhër-arrestet

Vendimi për lirimin e Ramush Haradinajt është përshëndetur dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në një njoftim për media thuhet se MPJ mirëpret d vendimin e Gjykatës së Kolmarit, Francë, për lirimin e zotit Ramush Haradinaj, duke e çliruar atë nga të gjitha akuzat e paraqitura nga autoritetet e Serbisë. Në këtë mënyrë, gjykata franceze konfirmon vendimet e mëhershme të dy shkallëve të Gjykatës Ndërkombetare për ish-Jugosllavinë e cila e shpalli zotin Haradinaj të pafajshëm.

Ministri Bushati e përshëndeti vendimin e gjykatës franceze dhe përcolli urimet vëllazërore për të gjithë popullin e Kosovës duke u shprehur se: “Drejtësia vonon, por nuk harron! Mirë se të vish në atdhe Ramush Haradinaj!”.

“MPJ e konsideron vendimin si një fitore të të vertetës dhe të drejtësisë ndaj akuzave krejt të pabaza dhe të motivuara politikisht, të cilat, që në krye të herës kane synuar të përbaltin një autoritet politik e publik, të destabilizojnë shtetin e Kosovës, dhe të barazojnë përpjekjet e popullit të Kosovës dhe të UÇK-së për liri e mëvetesi me krimet monstruoze të regjimit të Millosheviçit”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“MPJ përserit qëndrimin e saj se Serbia duhet të heqë dorë nga përdorimi i urdhër-arresteve si formë presioni ndaj Kosovës. Po ashtu MPJ beson se avancimi i rajonit në proceset euroatlantike ka në themel forcimin e bashkëpunimit dhe politikën e fqinjësisë së mire, për çka Shqipëria ka qënë dhe mbetet tërësisht e angazhuar.Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Marrëdhëniet vllazërore midis Shqipërisë dhe Kosovës, janë stabilizuese për rajonin dhe orientuese për të ardhmen tonë të përbashkët Europiane” mbyll njoftimin ministria e Jashtme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?