FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Musk: Izolimi është fashizëm, na riktheni lirinë

Pandemia e Covid-19 izoloi botën por ky shtetrrethim që po aplikohet edhe në Shqipëri, është kundërshtuar nga miliarderi Elon Musk, të cilat i quan masat si fashizëm. Drejtori i kompanisë Tesla, reagoi ashpër pasi qeveria e Kalifornisë në SHBA vendosi të mbyllë një fabrikë të tij.

“Nëse u thua njerëzve se nuk mund të dilni nga shtëpia dhe se mund të arrestoheni nëse e bëni këtë, ky është fashizëm. Kjo nuk është demokratike, kjo nuk është liri. Riktheni lirinë te njerëzit. Kjo situatë do shkaktojë shumë dëme, jo vetëm te Tesla, por te shumë kompani”.

Nga ana tjetër, Musk është shumë aktiv gjatë kësaj kohe në rrjetet sociale kundër masave të kufizimit. “Paniku i koronavirusit është një budallallëk”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?