Mustafaj: Basha nuk mund ta largojë Berishën nga jeta politike me anë të SPAK-ut
Besnik Mustafaj thotë se ish-kryetari Lulzim Basha nuk mund ta largojë ish-kryeministrin Sali Berishën nga jeta politike me anë të SPAK-ut, teksa ka komentuar përplasjen mes tyre. ”E ka thënë Edi Rama, janë në një linjë. Nse Basha mendon se mund të heqë Berishën nga politika përmes SPAK-ut gabon rëndë. Unë shoh një përpjekje të madhe të Berishës për t’i bashkuar demokratët për të bashkuar aprtinë. Alibeaj vijontë jetë kryetar i grupit parlamentar”.
Xhokaxhi: A është vërtetë kështu, apo Berisha nuk ka vota?
Mustafaj: Ka një grup deputetësh që nuk e duan më rikthimin e Bashës, por duan t’i rrisin peshën vetes në këtë proces.
Xhokaxhi: Ndërkohë në anën tjetër kemi zotin Berisha i cili thotë se Basha nuk shkon dot në Amerikë se ka dosje?
Mustafaj: Për mua Berisha futet në një fushë të pasigurtë, ku vetëm ai mund të thojë fakte të paverifikueshme nga opinioni publik. Për mua është energji e harxhuar kot, energji që mund të kthehet kundër Berishës.