Mustafaj: PD-ja të korrigjojë ekipin drejtues. Halim Kosova dhe Ardian Turku nuk janë humbës

Një nga eksponentët më në zë të Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, gjykon se Partia Demokratike duhet të bëjë korrigjime në ekipin e saj drejtues, sepse ky është një rregull universal në jetën politike.

Sipas tij, “një fushatë zgjedhore shërben veç të tjerash edhe për të nxjerrë në pah, personalitetet politike, që e pasurojnë në vazhdimësi ekipin drejtues të një force politike. Kësaj here, midis propozimeve të PD-së pati kandidatë me profil të lartë moral dhe intelektual.

Do të veçoja megjithatë dy prej tyre si etalonë, të cilët nuk janë të panjohur për opinionin tonë publik. Doktor Halim Kosovën në Tiranë dhe profesor Ardian Turkun në Elbasan. Humbja e tyre nuk është aspak një disfatë individuale. Ata ata veten e tyre dhe as PD-ja duhet t’i shohë afa si humbës. Me mënyrën si bënë fushatë, ata dhe shumë të tjerë, i bënë vërtet një nder të madh kulturës së varfër politike të Shqipërisë së sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një fushatë elektorale, – thekson Mustafaj, – qoftë kjo edhe për pushtetin vendor, është sigurisht një rast për të parë performnacën e secilit nga anëtarët e lidershipit të partisë. Në këtë kuptim, edhe në qoftë se PD-ja do të kishte fituar, do të duhej të kishte korrigjime në ekipin drejtues. Ky është një rregull universal.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?