Namik Dokle: Luftë për ligjin e luftës. Ky është absurdi më i madh
“Luftë” për “ligjin e luftës” – Dje në Kuvend plasi një “luftë” replikash lidhur me të ashtuquajturin ligj i luftës, që Greqia e mban akoma në këmbë!!!
Në fakt, ky farë “ligji” është absurditeti më i madh në marrëdhëniet ndërkombëtare! Ku e ka burimin ky absurditet qëllimkeq?
Në bazë të një dekreti (Nr. 194, datë 09.06.1940) të Viktor Emanuelit të tretë, shtetet e pushtuara nga Italia fashiste ishin të detyruara të hynin automatikisht në luftë me cilindo shtet, me të cilin Italia do të ishte në konflikt të armatosur. Mbi këtë bazë, Qeveria e Tiranës i shpalli luftë:
-10 qershor 1940: Anglisë dhe Francës.
-28 tetor 1940: Greqisë.
-6 prill 1941: Jugosllavisë.
-22 qershor 1941: Bashkimit Sovjetik.
-7 dhjetor 1941: SH.B.A-së.
Nga të gjitha këto gjashtë shtete, vetëm Greqia mban akoma ligjin e luftës me Shqipërinë.
PSE?! PSE?! NJEMIJE HERE PSE?!!!! – shkruan deputeti socialist ne faqen e tij zyrtare ne rrjetin social “Facebook”.
KOHA JONË SONDAZH

