FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nancy Vanhorn, e ngarkuara me punë e SHBA vizitë në Kryeministri

E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy Vanhorn, vizitoi sot Kryeministrinë, një takim që ndodh rreth katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve dhe vetëm disa ditë para prezantimit të kabinetit të ri qeveritar.

Diplomatja amerikane qëndroi në Kryeministri për rreth 20 minuta.

Vizita e Vanhorn ndodh pak pas vendimit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili dje miratoi me tre vota pro dhe dy kundër projektvendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ky akt përbën mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe hap rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri. Hapi i ardhshëm pritet të jetë mbledhja e parë e Kuvendit, ku do të zhvillohet seanca e konstituimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?