FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nano President? Pas Edi Ramës reagon edhe LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur të mos paraqesë asnjë emër dhe të mos diskutojë për asnjë emër nga e majta për President, për aq kohë sa nuk ka një marrëveshje me opozitën. Qëndrimin e shprehur pak ditë më parë nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, e përforcoi sot edhe sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama.

Edhe kur u pyet për emrin e Fatos Nanos si kandidaturë e mundshme për President, Luan Rama tha se i rëndësishëm është procesi me pjesëmarrjen e opozitës.

A është emri i Fatos Nanos për President?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kam çfarë të shtoj asnjë fjalë më shumë nga sa ka thënë Ilir Meta pas takimit që ne zhvilluam me lidershipin e PS-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekziston mundësia që të digjen të pesë raundet për zgjedhjen e Presidentit?

Meta e bëri të qartë qëndrimin lidhur me çështjen e Presidentit duke nënvizuar domosdoshmërinë e pjesëmarrjes me kontributin e vet edhe të opozitës. Për sa kohë jemi me shpresë që ekzistojnë mundësitë që opozita të bëhet pjesë e procesit pasi të jepen garancitë që zgjedhjet të bëhen sipas standardeve, nuk duhet të ngutemi.

Një ditë më parë lidhur me emrin e Nanos u pyet edhe kryeministri Rama, i cili tha se kishte marrëdhënie shumë të mira me ish kreun e PS-së. “S’dua të marr emra konkret. Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Por s’merrem me katundin mediatik. Respekti për të thënë që mos të marrim njerëz nëpër gojë”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?