Nard Ndoka: Erdogan e organizoi vetë grushtin e shtetit
Në disa media perëndimore janë hedhur dyshime serioze se grushti i shtetit në Turqi ishte një sajesë. Megjithatë, asnjë burim i sigurt deri më tani nuk jap fakte se pas organizimit të pucit ishin shëbrimet inteligjente të Erdogan.
Zëra për një version të tillë të ngjarjes ka dhe nga disa politikanë në Turqi. Në Tiranë, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, citon politikanin turk Deniz Baykal i cili shprehet se Erdogan e organizoi vetë puçin.
Ja çfarë shkruan Ndoka në Facebook:
A ishte grushti i shtetit një regji e luajtur nga Erdogan? Akuza vjen nga njëri prej parlamentarëve më të vjetër të Ankarasë, ish sekretari i partisë republikane dhe personazh shumë i njohur në politikën turke. Deniz Baykal, ka deklaruar duke ngritur një sërë pyetjesh se si është e mundur që një puç i mirëorganizuar të mund të dështonte në aq pak orë si asgjë të mos ishte?
Ose më mirë, sikur të ishte fiks një blof? Përmes një postimi në Twitter ai ka lëshuar një akuzë shumë të rëndë ndaj presidentit Erdogan. Ai e akuzon të parin e shtetit turk se ishte ai regjisori i asaj që ndodhi mbrëmë, me qëllim që të realizonte reformën kushtetuese për të rritur kompetencën e tij dhe për të pasur fuqi ekzekutive. Sipas tij, tentativa për grusht shteti ishte pikërisht mjeti me të cilin presidenti do të zgjerojë kompetencat e tij.
KOHA JONË SONDAZH

