Nard Ndoka fiton edhe një deputet tjetër
Edhe pse ai fitoi mandatin e deputetit si pjesë e listave të PS-së në Lezhë, Ndocaj prej kohësh është nënkryetar i PDK-së së Nard Ndokës. Ky i fundit komenton në Facebook ardhjen në Kuvend të Ndocajt.
“Te enjten betimi ne Kuvendin e Shqiperise i deputetit Eduart Ndocaj, aktualisht N/Kryetar i Partise Demokristiane te Shqiperise.
Zyrtarisht PDK me dy deputet ne Kuvend,
Kodi Zgjedhor dhe komisioneret e PD-PS, penguan perfaqesimin me voten reale ne Kuvend te alternatives Demokristiane, por si edhe ne raste te ngjashme, Demokristianeve u “zbresin Deputetet nga qielli”!
Urime Eduartit, qe zgjodhi alternativen Demokristiane per ta perfaqesuar ne Kuvend! Zerin e atyre qe e votuan dhe atyre qe nuk jua numeruan, si dhe te mijra emigranteve qe i penguan me ligj qe te votojne”, – shkruan Nard Ndoka.
Eduard Ndocaj u bë i njohur në publik për shkak të akuzave të tij ndaj Edi Ramës, që sic thotë ai nuk mbajti premtimet e fushatës edhe pse Ndocaj e kishte financuar
KOHA JONË SONDAZH

