Nard Ndoka: Konsensus në verë, luftë në vjeshtë!

Nard Ndoka e ka cilësuar një lajm të mirë që Reforma në Drejtësi  tashmë ka dakordësinë e të gjithë palëve por e ka cilësuar si një lajm që vjen në kulmin e verës, në stres, lodhje, frikë, pasiguri, enigma dhe lëvizje të mëdha.

Në një status në facebook, kreu i PDK-së ka pyetur nëse tashmë a do të ketë paqe në politikën Shqiptare. Sipas tij jo sepse loja tashmë ka filluar.

Ndoka ka shtuar më tej se: “Kush do të jetë në mazhorancë në Shtator, kush do ti votojë kandidatët, kush do ti ndërtoje institucionet e vogla të drejtësisë?  Rama arriti një fitore, Basha një tjetër, Meta barazim (x), ndërkombëtaret arritën më shumë se kaq, fitore në tavolinë. A do pajtohet Meta me barazim, i cili në fakt anon më shumë nga humbja? Levizja e radhës e Metës nuk do të jetë deklarative tymuese, por pragmatiste rezultateve. Një numër protokolli në Kuvend është lënë bosh, kush do e plotësojë më parë do të ketë avatazh. Rama apo Meta, kjo është çështja, Basha dhe të tjerët presin lëvizjen e radhës. Ndërkombëtarët të shqetesuar tashmë nuk mund të protestojnë më shumë, loja nuk ka nevojë për reformë, por reforma ka nevojë për lëvizje”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PDK-së ka theksuar se partia e tij, ka kërkuar që në fillimi që të hiqej neni 12, për martesat e të njëjtës gjini dhe kjo u realizua. Sipas tij, PDK kërkoi që reforma në drejtësi të votohet me konsensus dhe kjo u realizua.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndoka ka përfunduar statusin në rrjetin social, duke thënë se: “Në fund të fundit lëvizjet politike e bëjnë reformën më të fortë, ngjizja e saj ka rëndësi më shumë se miratimi në letër”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?