Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 06:07 Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve Franca ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi masiv kibernetik ndaj frigoriferëve dhe kabineteve ftohëse të supermarketeve, një akt që ministri i saj…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
NASA, mision testimi për ndryshimin e trajektores së asteroidëve që mund të godasin Tokën

NASA, mision testimi për ndryshimin e trajektores së asteroidëve që mund të godasin Tokën

Aktualitet
E martë, 23 Nëntor 2021 19:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një raketë e kompanisë SpaceX do të lëshohet nga Kalifornia sonte vonë, në kuadër të një misioni të NASA-s për të testuar sistemin e parë mbrojtës planetar, i projektuar për të devijuar një asteroid nga përplasja me Tokën. Misioni i quajtur DART do të testojë aftësinë e NASA-s për të ndryshuar trajektoren e një asteroidi me forcë kinetike, duke përplasur një sondë në të me shpejtësi të lartë dhe duke shtyrë gurin hapësinor aq sa për të shmangur përplasjen me Tokën.

NASA, mision testimi për ndryshimin e trajektores së asteroidëve
Duket si një temë e filmave të Hollivudit, por kërcënimi ndaj Tokës nga asteroidët është i rrënjosur në fakte e jo trillime.

Për këtë arsye NASA do të nisë atë që konsiderohet si misioni i parë i njerëzimit për të testuar mundësinë e devijimit të trajektores së një asteroidi.

“Ne mund të mësojmë nga ky mision se si t’i gjejmë objektet hapësinore dhe gjithashtu shpresojmë si t’i shmangim ato dhe t’i largojmë nga zona e rrezikshme e Tokës”, thotë zyrtari i NASA-s, Thomas Zurbichen.

NASA njoftoi në fillim të këtij viti se Toka nuk do të jetë e kërcënuar nga asteroidët në shekullin e ardhshëm, por zoti Zurbuchen thotë se shkencëtarët besojnë se vetëm një e treta e kërcënimeve të tilla janë diktuar deri më tani.

“Është gjithashtu e vërtetë se nga të gjitha objektet hapësinore që janë të përmasave të mëdha që do të mund përplaseshin me Tokën, ne kemi vëzhguar vetëm një të tretën e tyre. Dhe, të them të drejtën, është një nga detyrat tona që të vëzhgojmë dy të tretat e tjera të asteroidëve në dekadën e ardhshme”, thotë ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sonda DART, që do të lëshohet nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni, me një raketë të kompanisë SpaceX, do t’i ndihmojë ekspertët të përcaktojnë nëse përplasja e qëllimshme e një sonde me një asteroid është një mënyrë efektive për të ndryshuar kursin e tij.

“Ne do të përplasemi me një asteroid të madhësisë së një stadiumi futbolli, që ndodhet në orbitën e një asteroidi tjetër 5 herë më të madh. Pastaj, ne do të masim ndryshimin real të orbitës së tij rreth objektit dytësor”, thotë zoti Zurbuchen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shkencëtarët zgjodhën asteroidin e dyfishtë “Didymos” si objektiv të këtij misioni. Asteroidi në orbitën e tij, “Dimorphos” ka një diametër prej rreth 160 metrash. Asteroidi që çoi në zhdukjen edinosaurëve kishte një diametër prej rreth 10 kilometrash.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.5 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.5 lekë

Para 7 minutash
Horoskopi i ditës: hënë e re në Shigjetar

Horoskopi i ditës: hënë e re në Shigjetar

Para 7 minutash
Moti sot: shi në Tiranë e Gjirokastër, deri 19°C në Vlorë

Moti sot: shi në Tiranë e Gjirokastër, deri 19°C në Vlorë

Para 7 minutash

Kur sonda DART të mbërrijë atje në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit të vitit të ardhshëm, ajo do të përdorë programin autonom të navigimit për t’u përplasur qëllimisht në asterodin “Dimorphos” me një shpejtësi prej afërsisht 6.6 kilometrash në sekondë.

Shkencëtarët shpresojnë se goditja do të ndryshojë shpejtësinë e orbitës së asterodit me vetëm një fraksion të 1 përqindëshit, e mjaftueshme për të ndryshuar periudhën e saj orbitale me disa minuta.

“Duke ndryshuar orbitën, duke matur ndryshimin të orbitës, ne shpresojmë të mësojmë se me çfarë force dhe më çfarë shpejtësie duhet goditur një objekt i këtij lloji për të shmangur rrezikun e përplasjes me Tokën në të ardhmen”, thotë zoti Zurbuchen.

Nëse gjithçka shkon mirë, përplasja do të ndodhë në një distancë prej vetëm 11 milionë kilometrash nga Toka, duke e bërë të mundur vëzhgimin me teleskopë tokësorë të kësaj ngjarje.

Sonda DART është planifikuar të lëshohet të martën në mbrëmje nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve
Tani

Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve

Kritikët akuzojnë Trump Media për abuzim me zyrën presidenciale për përfitim personal
Para 2 minutash

Kritikët akuzojnë Trump Media për abuzim me zyrën presidenciale për përfitim personal

JUVENTUS – Spalletti, një start i vështirë: A mundet Juventusi të rikthehet?
Para 4 minutash

JUVENTUS – Spalletti, një start i vështirë: A mundet Juventusi të rikthehet?

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.5 lekë
Para 7 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.5 lekë

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 14 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 11 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 11 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 7 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.