Ndahet nga jeta në ditën e lindjes, shuhet akademiku Gudar Beqiraj
Sot duhet të festonte datëlindjen por akadamiku i shquar, Gudar Beqiraj, ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka dhënë Akademia e Shkencave. ”Familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, Akademia e Shkencave kolegun dhe akademikun e përkushtuar, dhe ne mikun tonë zemërgjerë, si AI!”, shkruan Akademia e Shkencave. Beqiraj në vitin 2017, për pak kohë ishte në krye të Akademisë së Shkencave por gjatë një takimi të zhvilluar me Presidentin Ilir Meta vendosi të dorëhiqej nga posti.