Ndarja e Kosovës. Rama: Merkel ka hallin e Europës, unë kam hallin e shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama ka komentuar dje debatin për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Edhe pse u tregua i kujdesshëm të mos shprehte asnjë qëndrim përfundimtar zyrtar, kryeministri nuk e përjashtoi si zgjedhje të problemit idenë e shkëmbimit të territoreve. Por këtë ide nuk e prezantoi si qëndrim të tij, por e hodhi për debat duke cituar deklarata të Ibrahim Rugovës dhe Rexhep Qosjes.” Ndarje te Kosoves JO, kembim territoresh PO, e ka thënë Rugova jo unë”,- tha Edi Rama.
I pyetur nëse ka ndryshime të qëndrimeve të Edi Ramës nga ato të Angela Merkel, Edi Rama tha se qëndrimi i Merkel se ndarja e Kosovës sjellë probleme qëndron, por shtoi se ai është kryeministër i shqiptarëve. “Është një cast që do të vendosë për të ardhmen e 30 viteve të ardhshme. Merkeli? Ajo është liderja e Europës. Unë jam lideri i këtij vendi këtu. Ajo është e saktë në shqetësimin e saj. Unë e kuptoj hallin e saj, por unë nuk kam të gjithë hallin e Europës, por vetëm të hallit të shqiptarëve” – tha Rama në Opinion”,- tha Kryeministri Edi Rama
Kryeministri u shpreh se ai personalisht nuk e di se cila është zgjidhja më e mirë, por shtoi se sot Kosova, në këtë situatë nuk është në nivelin që duhet të ishte për të ardhmen e saj. I pyetur nga gazetari Fevziu, nëse e ka lehtësuar komunikimin mes Thaçit dhe Vuçicit, Rama u shpreh? “Nëse ka ndodhur do jetë shumë mirë, por nuk më rezulton të ketë patur nevojë”, tha Rama duke shtuar: “Nuk mund të bëj njeriun që rri larg. Kam bërë detyrat e mia dhe bëj përditë detyrat e mia”. Kryeministri Edi Rama, të enjten, deklaroi se ka respekt për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Rama u tha gazetarëve në studio se ndryshe nga ju që keni harruar se çfarë ka bërë Thaçi për Kosovën, unë kam respekt për të. Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje liderëve të Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj, që të krijojnë një proces, duke nisur edhe nga një konsultim me diasporën shqiptare në Amerikë. “P.Sh. një pyetje tjetër dhe këtë ta dëgjojë edhe Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, në vend se të bëjnë deklarata me njëri-tjetrin, jo dil në luftë, jo do bëjmë luftë, ta dëgjojnë këtë: Kur ndërmorën atë nisëm që bëri histori dhe që nuk pyetën fare as për gazetarë as për ndërkombëtarët dhe që morën edhe damkën e terroristëve edhe nga Tirana u sulmuan si të ishin terroristë, shkuan në Amerikë krijuan lidhje dhe kanë marrë mbështetje të jashtëzakonshme edhe nga diaspora shqiptare e Amerikës. Tani pse nuk shkojnë ta pyesin diasporën shqiptare të Amerikës sot? Ku është diaspora shqiptare e Amerikës? Të gjithë ata kontributorë të pavarësisë së Kosovës, që lanë pasurinë për të blerë armë për Kosovën, sot janë viktima njësoj si ju, s’po fus veten time, që bëjnë diskutime dhe nuk kemi një proces. Ku janë njerëzit që merren me historinë? Që do të thotë ne na duhet një proces”, tha kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
KOHA JONË SONDAZH

