Ndarja e papritur e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura
Gazetari dhe publicisti i njohur, Artur Zheji, u nda papritur nga jeta më 23 gusht 2025 në Sarandë, si pasojë e një arresti kardiak.
Nesër, më 25 gusht, nga ora 10:00 deri në 12:00, në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura do të zhvillohen homazhe për të, duke ofruar mundësinë që miqtë, kolegët dhe qytetarët ta nderojnë kujtimin e tij.
Zheji ka pasur një karrierë të gjatë në gazetari dhe publicistikë, duke drejtuar programe televizive dhe mbajtur pozicione drejtuese në RTSH dhe ATSH . Që nga viti 2017, ai drejtonte emisionin politik dhe analitik 360 Gradë, i njohur për debatet dhe analizat e thelluara mbi çështjet e ditës dhe zhvillimet ndërkombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

