Ndarje e re territoriale, PD: Rama krijon 4 vilajete të paligjshme

Pas LSI edhe PD-ja akuzon se kryeministri Edi Rama, po krijon 4 vilajete të paligjshme, duke marrë kompetencat e qarkut. Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, tha se qeveria centralizon pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik.

”Në muajt e fundit të qeverisjes, Edi Rama po thellon politikën e përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij. Miratimi i ligjit që ndan Shqipërinë në 4 rajone është kundër interesit të qytetarëve. Pas reformës së dështuar për ndarjen e Shqipërisë në 61 bashki, ky ligj largon akoma më shumë shërbimet nga njerëzit. Qytetarët e 57 bashkive të vendit duhet të shkojnë deri në 1 nga 4 bashkitë qendër rajoni, për të marrë një shërbim të caktuar. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimin mes pushtetit lokal dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë qeveria centralizon pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?