“Nderi i Kombit”, Presidenti dekoron Kardinalin Simoni: Një meshtar i Zotit që përloti dhe Papën

Presidenti Bujar Nishani ka vendosur të dekorojë me titullin e “Nderit të Kombit”, kardinalin Dom Ernest Simonin (Troshani).

Në ditën e Pashkëve, Nishani foli për historinë e vuajtjes së kardinalit shqiptar në kohën e komunizmit, ndodhi që përlotën edhe Papa Françeskun, kur ai vizitoi Shqipërinë. Presidenti i vendit e ka cilësuar Troshanin si një meshtar të Zotit.

“Uroj të gjithë besimtarët gëzuar Pashkën dhe mot më mirë. Të dashur miq do të dëshiroja që edhe kjo festë e madhe të shërbejë si burim ringjallje dhe force jo vetëm për besimtarët e krishterë por për gjithë shqiptarët. Për të shërbyer më mirë për atdheun. Shpallja juaj Kardinal nga Papa Françesku në tetor 2016 ishte një lajm i madh për Kishën Katolike Shqiptare, por për gjithë shqiptarët anë e mbanë botës

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur Papa Françesku i vuri kapelen e kuqe, u afrua tek Kardinali shqiptar kur ai u gjunjëzua, u përgatit që t’i jepte përqafimin e paqes, Ati i Shenjtë u përkul i pari mbi këtë meshtar të Zotit, mesdhetar të thjeshtë e të martirizuar në një skaj të Ballkanit për 30 vjet, në një vend gjysmë të harruar fshatrve të Shqipërisë ku ai shërbeu me përkushtim, deri në atë çast madhështor të papritur për jetën e tij dhe i dha në atë moment një përqafim të paharrueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ati i Shenjtë përqafoi figurën e këtij njeriu të moshuar dhe të thyer nga mosha por të papërkulur nga torturat dhe motet që në ato momente mbante mbi shpatullat e tij tërë popullin shqiptar të shumëvuajtur , kujtim e 38 martirëve dhe dhjetëra bijë të Kishës Katolike të popullit shqiptar që e ndiqnin nga qielli këtë ceremoni”- tha Nishani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?