Ndërtimet në Tiranë, Veliaj: Shumica e lejeve janë vepra publike, si shkolla e kopshte

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur nga përurimi i shkollës së re “Luan Hajdaraga” edhe atyre që flasin për ndërtimet në Tiranë, duke nënvizuar se shumica e tyre janë vepra publike si shkolla apo pallate për të strehuar të prekurit nga tërmeti.

Veliaj përmendi ndërtimin e 40 shkollave të reja, lagjet e rindërtuara në Kombinat dhe te “5 Maji”, për të cilat tha se janë disa prej kantiereve ku është investuar më shumë.

“Dua t’i falenderoj të gjithë banorët për durimin. E di që betonieret hyjnë e dalin te Fresku, hyjnë e dalin te Teleferiku, janë një stres i madh për ta. I kuptoj edhe ata që mundohen të përfitojnë pak politikisht dhe thonë ‘na mbyti kjo, na mbyti ajo’. Dua t’ju kujtoj se shumica e lejeve të ndërtimit dhe shumica e punëve që ndodhin në Tiranë, nuk janë punë të privatit, por janë punët e bashkisë. Shkolla “Sami Frashëri” bllokoi “Rrugën e Barrikadave” për 3 vjet, por ishte ndërtim i yni, ishin betonieret e bashkisë, sepse donim që fëmijët të kishin një super shkollë aty. E njëjta ka ndodhur me shumë prej këtyre komuniteteve, sidomos ndërtimet në lagjen “5Maji” dhe në Kombinat. Pjesa më e madhe e mjeteve që lëvizin, dhe me të drejtë na stresojnë sadopak, janë tonat, janë kantiere të bashkisë, leje për pallatet që po ndërton bashkia për të strehuar familjet e tërmetit, sepse nuk mund të humbasim më shumë kohë me ritmin e atyre që në 4 vite nuk bënë asnjë shkollë, kurse ne mund të themi se në 4 vite bëmë 40 shkolla. Është një diferencë shumë – shumë e madhe”, u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?