Ndoka si LSI: Hetim nga BE-SHBA për Reformën në Drejtësi. Protesta në shkurt për…
Nga: Redjon Shtylla
Lëvizja Socialiste për Integrim, kërkon një hetim ndërkombëtar BE-SHBA. Të njëjtën qëndrim mban edhe Nard Ndoka. Kreu i PDK-së, në një prononcim për “Koha Jonë”, thotë se drejtësia e munguar është shkaku i deformimit të institucioneve, rritjen e korrupsionit, krimit zgjedhor, krimit të organizuar. Nga ana tjetër, ai thotë se tendenca për të kapur Gjykatën Kushtetuese, lufta ndaj Presidentit, për Ndokën krijuan një hendek të madh në besueshmërinë dhe garancitë për një reformë reale.
“Një hetim i pavarur mbi procesin, interferimet politike, tendencat për kapjen e drejtuesve, shkelja e hapur e ligjit dhe kushtetutës, minimi i konsensusit dhe veprimi antidrejtësi i mazhorancës, këto fenomene kërkojnë patjetër një hetim të thellë për të kthyer drejtësinë në parametra kushtetues, duke rikthyer besimin. Ndikimi i SOROS-it, vazhdimësia me produktin e tyre, implikimi i disa organizmave ndërkombëtare e bëjnë akoma më të rëndë situatën”.
Nard Ndoka thotë se përshkak të situatës ku ndodhet vendi, opozita do ti rikthehet protestave për largimin e qeverisë. “Opozita nuk e ka ndërtuar kauzën politike e qytetare mbi kodin zgjedhor, por mbi çlirimin e sistemit nga kapja e mazhorancës dhe e Edi Ramës. Dënimin e krimit zgjedhor dhe organizimin e zgjedhjeve pa Ramën kryeministër. Mazhoranca po tenton thjesht të shtyjë afatet, ti shmanget përgjegjësive, të sabotone axhendën europiane dhe 9 kushtet e Buntestag-ut. Ndaj opozita e bashkuar duhet ti rikthehet protestave për largimin e kësaj qeverie”.
LSI ka kërkuar hetim ndërkombëtar për Reformën në Drejtësi. Për ju, pse ndërkombëtarët nuk pranuan të aplikohet Reforma në Drejtësi në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, siç ndodhi në Shqipëri? Apo Shqipërinë e përdoren si vend eksperimental?
Reforma në Drejtësi është domosdoshmëri, drejtësia e munguar është shkaku i deformimit të institucioneve, rritjen e korrupsionit, krimit zgjedhor, krimit të organizuar etj. Mazhoranca aktuale, Rilindja e Edi Ramës dëmtuan procesin, prishën konsensusin, humbën besimin e opozitës e qytetarëve.
Kapën drejtuesit e drejtësisë, me një personazh të lidhur me politikën me eksponent të Rilindjes e përdorën Vetting-un për presion politik, pra e komprementuan tërësisht procesin dhe pavarësinë e drejtësisë. Tendenca për të kapur Gjykatën Kushtetuese, lufta ndaj Presidentit, krijuan një hendek të madh në besueshmërinë dhe garancitë për një reformë reale dhe institucione funksionale.
Një hetim i pavarur mbi procesin, interferimet politike, tendencat për kapjen e drejtuesve, shkelja e hapur e ligjit dhe kushtetutës, minimi i konsensusit dhe veprimi antidrejtësi i mazhorancës, këto fenomene kërkojnë patjetër një hetim të thellë për të kthyer drejtësinë në parametra kushtetues, duke rikthyer besimin. Ndikimi i SOROS-it, vazhdimësia me produktin e tyre, implikimi i disa organizmave ndërkombëtare e bëjnë akoma më të rëndë situatën.
Pas rivendosjes së “paqes” me PS, opozita i rikthehet protestave në fund të shkurtit. Pse në këtë kohë dhe çfarë do të kërkohet sipas jush me këtë tubim? Do të pengojë ky vendimin tryezën e paktit dhe mund të çënojë qëndrimin e Europës në lidhje me çeljen e negociatave të anëtarësimit?
Opozita nuk e ka ndërtuar kauzën politike e qytetare mbi kodin zgjedhor, por mbi çlirimin e sistemit nga kapja e mazhorancës dhe e Edi Ramës. Dënimin e krimit zgjedhor dhe organizimin e zgjedhjeve pa Ramën kryeministër. Mazhoranca po tenton thjesht të shtyjë afatet, ti shmanget përgjegjësive, të sabotone axhendën europiane dhe 9 kushtet e Buntestag-ut. Ndaj opozita e bashkuar duhet ti rikthehet protestave për largimin e kësaj qeverie.