Ndregjoni: Bunkeri i komunizmit, do ketë fatin e shtatores së diktatorit
Në oborrin e Ministrisë së Brendshme u çel për publikun “Bunkeri Muze” dhe në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Kryeministri tha se hapja e këtij bunkeri ka një mision; kujtesën dhe nderimin e viktimave të regjimit. “Sepse cilido që harron të kaluarën është i dënuar që në këtë jetë ta rijetojë atë”,- u shpreh ai.
Gjatë protestave të 8 dhjetorit të vitit të kaluar, opozita dhe një pjesë e ish të përndjekurve sulmuan hyrjen e këtij bunkeri dhe akuzuan Edi Ramën se përmes tij po shprehte nostalgjinë për regjimin. Kryeministri iu përgjigj edhe këtyre akuzave.
Unioni i të përndjekurve politikë ka dënuar shfaqjen e sotme të Kryeministrit Edi Rama në përurimin e bunkerit të komunizmit në oborrin e Ministrisë së Brendshme.
Përmes një deklarate për mediat, Unioni i të përndjekurve politikë i ka kërkuar Kryeministrit që të mos bëjë politikë me historinë e periudhës së errët komuniste, gjatë të cilës kanë vuajtur shumë familje shqiptare.
Reagimi i Unionit të ish të përndjekurve politikë:
FATI I BUNKERIT TE KRYEMINISTRIT DO TE KETE FATIN E SHTATORES SE DIKTATORIT!
Paradokset e rilindjes dhe ideologjia e saj komuniste nuk njohin ndalim, vetem vrapim për të realizuar me çdo kusht kthimin e diktatorit në çdo lloj mënyre artistike, turistike , kulturore etj, dhe të betuar për të i kthyer shoqërise 26 vjeçare postdiktatoriale monumente të diktaturës komuniste, dhe te zhdukjes së kujteses të krimeve të diktatorit Hoxha.
Z. Rama: Pushteti ashte mjet ne demokraci; ashte qellim ne diktature! Qellimi i pushtetit ashte forcimi i kohezionit social shqiptar, e jo “lufta e klasave”. Ne rastin tone kohezioni social kerkon pastrimin e krimit dhe te kriminelit komunist, ne nji proces te mbeshtetun ne drejtesi; ashte rikthimi i plote ne liri dhe dinjitet per te gjithe, ashte mbrojtje nga “dora e shtetit” e nga“grushti i hijeve te zeza” …. Nuk mund të fshiheni pas 100 fotografive që i ekspozove sot duke mbrojtur simbolin e diktatures bunkerin, të njëtin veprim bëre dhe per viziten e Papa Franceskut, me fotot e prifterinjeve, por ke 25 vite qe nuk denon krimet e komunizmit , ke 25 vite qe kremton me pompozit diktatorial datat simbol te diktatures siç është dita e zeze per shqiptarët 29 nendori 1944 vendosja e diktatures qe ju e quani çlirim. Sot me hipokrizine qe te shoqeron kerkove te vizitojme bunkerin simbolin tend per kujtese ndaj krimeve te diktatures por s’the asnjë fjale se kush i shkaktoi këto viktima. Dhe sot nuk pate guximin të denoje udhëheqësin tënd shpirtëror Enver Hoxhën. Mashtrimi në politike ashtë gënjeshtër që ka rrjedhime zoti Kryeminister!
Poshtrimi i kundershtarit politik nuk ashte fitore; ashte shkaterrimi i gjysmes shqiptare qe mendon ndryshe zoti kryeminister. Ti sot e rrethove vendin me ushtri dhe polici, ti sot deshe të justifikojsh paret e taksa paguesve shqiptare dhe europian per bunkerin..
Por u gabove zoti kryeminister , ne dhe dhe pse ju ishit te rrethuar me police e ushtare ne të çveshëm dhe ta shkatruam festen e bunkerit tend. Mbi koken tende valvitej fotua e poetit martir Havzi Neles , ku ju mbani pergjegjesi dhe si familje, por dhe si parti qe varet poetin kur europa thyente muret e bunkeret.
Të jeni më se i qarte zoti Kryeministër se ju nuk mund të mbroni simbolet e komunizmit duke perdorur fotot e martireve te lirise. Fati i bunkerit tënd do të ketë fatin që patë shtatorja e diktatorit. Një shtet dhe shoqëri nuk mund të ndërtohet mbi padrejtsinë siç vepruat sot ju zoti kryeminstër.
Të jeni i bindur se ne antikomunistët shqiptarë dhe bijtë e tyre të martirizuar nga diktatura Hoxhiste nuk do të heshtim dhe do të denoncojmë krimet e Partise tuaj kriminale dhe nuk do te lejojme te fshini memorien e ketij kombi e te rivritni deshmoret e lirise dhe pas vdekjes.
PRESIDENTI i Unionit
Besim NDREGJONI
Adem ALLCI Kryetari i shoqatese se te burgosurve politike 28 vite burg politike
Agim MUSTA Kryetari i shoqates “Musine Kokalari” 15 vite burg politike.
Shik Stermasi kryetar i Unionit te Burgosurve politike te Tiranes 22 vite burg politike.
Demir POJANI Kryetar i te burgosurve politike te Elbasanit 24vite burg politike
Murat Protoduari kryetari i unionit te burgosurve politike te Beratit 20 vite burg politike.
KOHA JONË SONDAZH

