Ndryshime në drejtimet e OST-së dhe Albgazit, Balluku vlerësoi kontributin e Drenovës

Elisian Bici është emëruar në krye të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bën me dije se Bici do të zëvendësojë në këtë post Skerdi Drenovën, i cili nga sot do të drejtojë shoqërinë “Albgaz”.

Balluku vlerësoi kontributin e Drenovës në sektorin energjetik. “Suksese Elisian Bici në detyrën e re të drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Falenderojmë Skerdi Drenovën për kontributin e tij në sektorin energjetik dhe i urojmë suksese në detyrën e re si drejtor”, shkruan Balluku.

“Albgaz” është një shoqëri aksionere me 100 % të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar. Ajo operon si një operator i kombinuar duke kryer veprimtarinë e operatorit të sistemit të transmetimit dhe operatorit të sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Republikën e Shqipërisë.

SHKARKO APP