FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndryshimet në ligjin për Gardën, Bardhi: Korrupsion politik me porosi për të emëruar…

Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi ka akuzuar ashpër qeverinë ”Rama 3” dhe implikimet e saj sipas tij në çështje korruptive, në tenderat publike dhe në çdo sferë ekonomike.

Përmes një mesazhi në “Facebook” Bardhi thekson se ndryshimte në ligjin për Gardën e Republikës dhe lehtësimi i kritereve për drejtorin e Gardës janë përshtatur për të emëruar në krye Ermal Onuzi.

“Korrupsion me tendera publik, korrupsion me kontratat koncensionare, korrupsion në çdo sferë ekonomike. Së fundi edhe korrupsion politik përmes ligjeve me porosi. Ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës dhe lehtësimi i kritereve për drejtorin e Gardës janë përshtatur për të emëruar në krye Ermal Onuzi. Më poshtë diskutimi në seancë plenare”, shkruan Bardhi, teksa poston një video nga fjalimi i tij në Kuvend dje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?