Ndryshimet në qeveri, Meta: Impulset e reja duhen gjithmonë
“Impulset e reja duhen gjithmonë”, i është përgjigjur sot kryetari i LSI-së, Ilir Meta, interesit të gazetarëve për ndryshime në qeveri.
Duke folur pas një takimi me krerët e koalicionit të majtë, kreu i LSI-së tha se nuk e ka marrë ende letrën e KLSH-së, për të cilën shtoi se do të konsultohet pasi ta marrë.
Kurse referuar procesit të dekriminalizmit, kreu i LSI-së e ka quajtur pozitive shprehjen e Komisionit të Venecias, në mënyrë që të vazhdojë sa më shpejt . Ndërsa lidhur me kërkesën e demokratit Oerd Bylykbashi, Meta tha se ka qënë vetë PD-ja ajo që e ka anashkaluar komisionin për dekriminalizimin.
“Jemi sqaruar dje me kryetarin e grupit të PD-së për pretendimin e Bylykbashit. Ka qenë vetë PD-ja e cila e ka anashkaluar komisonin përmes propozimit të drejtpërdrejtë që bëri në Parlament. Është ide e mirëpritur që të marrë rol të rëndësishëm ky komision dhe Bylykbashi dhe Balla të bien dakord. Dhe nuk e kuptoj pse po vonohet çështja e dekriminalimzit”, tha kreu i Kuvendit.
KOHA JONË SONDAZH

