”Ndryshimi i madh po troket”, Spahiu: Politika zhvilluese dhe solidaritet me çdo shtresë

Kreu i LSI-së së Tiranës, Përparim Spahiu sot është takuar me Gaqon, për të cilin thotë se është një burrë fisnik dhe se ai dhe shqiptarët meritojnë politika zhvilluese. Teksa thotë se ndryshimi i madh po troket, kandidati për deputet shton se LSI-ja ka një plan për solidaritet për çdo shtresë. ”I lumtur që e kam në krah si një udhërrëfyes në kohë të vështira dhe burim motivimi në kohë me diell. Kur ai pastaj vjen në krahun tim në takime me njerëzit ndjej sikur fjala ime peshon më shumë dhe përgjegjësia gjithashtu”,-shkruan më tej Spahiu.

Postimi i plotë

Sot në një kuvendim të shtruar me burrin e mirë dhe fisnik, Gaqon, miqësia me të cilin nuk kalon nëpërmjet politikës dhe profesionit, por përmes njerzillëkut dhe parimeve.

I lumtur që e kam në krah si një udhërrëfyes në kohë të vështira dhe burim motivimi në kohë me diell. Kur ai pastaj vjen në krahun tim në takime me njerëzit ndjej sikur fjala ime peshon më shumë dhe përgjegjësia gjithashtu.

Shqipëria do të bëhet së shpejti shtëpia jonë dhe për Gaqon e shumë të tjerë si ai mirënjohja nuk do të vijë me fjalë, por me politika zhvilluese dhe solidariteti me çdo shtresë. Ndryshimi i madh po troket! Jemi gati!

SHKARKO APP