Në 3 vite janë ndryshuar 6 ministra në qeverinë “Rama”

Largimi i sotëm i ministrit Haxhinasto nuk është i vetmi në qeverinë “Rama”, por ndryshimi i gjashtë në harkun e 3 viteve. Ndryshimi i parë në nivel ministri në qeverinë e tij ndodhi në gusht të vitit 2014, një vit pasi koalicioni i majtë erdhi në pushtet. Bëhet fjalë për ministrin për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, i cili ishte i pari që dha dorëheqjen. Largimi i tij ishte personal dhe ai e lidhi për arsye profesionale. Në vend të tij Rama emëroi deputeten Ermonela Felaj. Ndryshimi tjetër në qeveri do të vinte në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, ku për shkak të kandidimit të tij në zgjedhjet vendore të 2015-ës për Kryebashkiak të Tiranës, ish-ministri Erion Veliaj u detyruar të linte detyrën, për t’u zëvendësuar nga deputeti Blendi Klosi.

Një vit më parë, në shtator të 2015-ës do të largohej nga qeveria një tjetër ministër tjetër i LSI-së. Nasip Naço në krye të ministrisë së Drejtësisë largohet, lëvizje, e cila ndodhi në fillim të reformës në drejtësi dhe në vend të tij u emërua Ylli Manjani. Më 16 shkurt nga qeveria do të largohej Shkëlqim Cani, që drejtonte financat, ku kjo lëvizje u pasua me ndryshime portofolash mes ministrave. Në drejtim të Financave, Kryeministri Rama vendosi Arben Ahmetajn që mbante postin e ministrit të Ekonomisë, Turizmit e Tregtisë. Ndërkaq zonja Milva Ikonomi, e cila mbante postin e zëvendësministres së Shëndetësisë zëvendësoi Ahmetajn në detyrën e ministrit të Ekonomisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?