Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” po punohet për zgjerimin e terminalit

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një komunikim përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se: Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” po punohet për zgjerimin e terminalit, rehabilitimin e pistës dhe shtimin e numrit të vendqëndrimeve të avionëve.

Një ndërhyrje thelbësore e cila rrit ndjeshëm kapacitetet e aeroportit duke ju përgjigjur fluksit të shtuar të pasagjerëve.

Të dhënat parashikojnë që 2024 të jetë një vit akoma edhe më i suksesshëm se viti i kaluar, ndaj do bëjmë gjithçka për të mos krijuar asnjë vonesë në përpunimin e pasagjerëve.

 

 

SHKARKO APP