Në Bruksel diskutohen negociatat, Franca kthen në Tiranë 100 azilantë

Në pikun e vendimit të BE-së në lidhje me negociatat e Integrimit, 100 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar sot, nga të cilët 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania, duke treguar pse Franca në veçanti është kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Operacioni u zhvillua në kuadër të procesit të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë në situatë të parregullt qëndrimi në territorin francez, belg e gjerman, si edhe për persona apo familje, të cilëve u është refuzuar azili, u zhvillua një operacion riatdhesimi, në bashkëpunim me Frontex-in. Këta janë individë, të cilët kanë vendim për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen.

Policia e Shtetit edhe njëherë apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?