Në grupin e Berishës, Tabaku flet për kandidatin si kryeministër: E vendosin demokratët
Deputetja Jorida Tabaku, e afruar në PD e drejtuar nga Berisha thotë në një intervistë për Report Tv se kandidatin për kryeministër duhet ta vendosin demokratët. E pyetur se përse iu bashkua grupit të Berishës pas 2 vitesh, Tabaku tha se ajo është aty ku është Partia Demokratike.
Tabaku thotë se 12 drejtuesit politikë të PD janë një ekip i mirë ndërsa kundërshtarët socialistë i akuzon se pavarësisht platformës “Deputeti që Duam” përmes së cilës premtojnë figura të reja në zgjedhje, kanë alternativë vetëm korrupsionin.
“Sado që PS të dalë më një fasadë të re dhe të bëjë procese ‘Deputeti që Duam’, e të thotë që do i mbushë listat me të rinj, s’ka ndryshuar thelbi korrupsioni është rritur, të rinjtë janë larguar më shumë. Në 2021 PD kishte një rezultat që ishte shumë i mirë, nëse 80 mijë votat që rezultuan me fletë të votuara gabim me fletë votimi që doli në momentin e fundit, nëse presioni qeveritar, blerja e votës s’do kishin ndodhur, sot do ishim në një rezultat tjetër”, vijoi Tabaku.