FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në Kavajë vetëm PS regjistrohet për zgjedhjet

As LSI, as Partia Demokratike dhe as Partia Republikane nuk kanë dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve emrat për krijimin e KZAZ-ve. Kjo do të thotë se deri tani, strukturat e organizmit të zgjedhjeve kanë vetëm një anëtar, atë të Partisë Socialiste. Mospjesmarrja e dy partive opozitare ishte paralajmëruar më parë. Bie në sy vendimi i LSI për të mos dërguar përfaqësuesin e saj.

Fillimisht u mendua se LSI do të bojkotonte vetëm fushatën në zgjedhjet e pjesshme të Kavajës, por një njoftim i KQZ-së zbulon se tërheqja e LSI është edhe “de jure”.

“Të drejtën për propozuar anëtarë të KZAZ-së nr. 42, e kanë Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Republikane dhe  Lëvizja Socialiste për Intergim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht se afati përfundimtar për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të KZAZ-së nr. 42,është ditë e dielë, por ditë pune për Administratën e KQZ-së, deri tani këtë detyrim ligjor e ka përmbushur vetëm Partia Socialiste” thuhet në njoftim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njofton se do të presë deri të hënën për emrat e tjerë të nevojshëm për krijimin e KZAZ. Zgjedhjet e Kavajës pritet të zhvillohen në datën 7 maj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?