Në kolaps nga pandemia/Gjekmarkaj: Qeveria të ndihmojë median shqiptare
Media shqiptare është në krizë të thellë nga situata e krijuar nga Covid 19, si pasojë e tërheqjes së biznesit nga reklamimi. Spanja, Greqia dhe Mali i Zi për ti shpëtuar mediat nga kolapsi kanë ndërmarrë një sërë lehtësirash. Ndërsa qeveria shqiptare për momentin nuk ka dhënë asnjë sinjal. Agron Gjekmarkaj, anëtar i AMA thotë se qeveria shqiptare duhet të jetë në krah të medias në këto kohë të vështira që po kalon.
”Mendoj që qeveria shqiptare është e vonuar në këtë drejtim dhe duhet ta ndihmojë median shqiptare. Është e domosdoshme jo vetëm për mirënjohjen për punën që ju bëni në terren pasi mendoj se secili prej jush do të kishte dëshirë që në këtë stres psikologjik të rrinte në karantinë dhe të ishit të sigurtë por ju jeni rrugëve duke intervistuar dhe informuar. Unë besoj se pas doktorëve po kryeni punën më të vështirë dhe të dobishme duke iu gjetur në ndihmë shoqërisë. Në këtë pikëpamje jo vetëm për mirënjohje morale por të gjithë fondamenti e demokracisë që nuk bën dot pa informimin dhe pa median është e domosdoshme që qeveria të ndërhy madje të ndërhy me bujari për të ndihmuar gazetarët dhe median në përgjithësi. Por kam frikë duke ditur raportin që ka kjo qeveri me mediat e cila tentoi të bëj një ligj për ti mbyllur gojën medias por fatkeqësisht dështoi duke i quajtur herë kazan e herë kadrinj kam frikë se nuk do ndërhy në masën e duhur dhe nëse e bën ka për ta bërë vonë dhe në mënyrë simbolike”, thotë në një intervistë online me Top Channel.